Azili në Kosovë është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rregullohet me Ligjin për Azilin (Ligji Nr. 06/L-026).
Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) është përgjegjës për vendimmarrjen në shkallën e parë.
Kur dhe ku të aplikoni për azil
Kërkesën tuaj për azil mund ta paraqisni në momentin e hyrjes në Kosovë.
Këtë mund ta bëni:
- në pikëkalimin kufitar
- në një stacion policor
- në Departamentin për Shtetësi Azil dhe Migracion
Si Policia ashtu edhe DSHAM janë përgjegjëse për marrjen e aplikimit, plotësimin e një formulari fillestar, marrjen e shenjave të gishtërinjve tuaj, fotografi, dokumente udhëtimi dhe dëshmi të tjera në lidhje me kërkesën tuaj.
Akomodimi
Ju do të akomodoheni në Qendrën për Azilkërkuesit, ku do të merrni ushqim dhe shërbime bazë.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtën për:
- Të drejtat e qëndrimit të përkohshëm
- Liria e mendimit dhe besimit fetar
- Kushtet bazë të jetesës
- Kujdes shëndetësor bazë
- Ndihmë sociale bazë
- Ndihmë juridike falas
- Arsim për fëmijët
- Punësim dhe aftësim profesional
Mund të kontaktoni Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe/ose Organizatat Joqeveritare që ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit.
Detyrimet tuaja
Ju keni detyrimet e mëposhtme:
- Të veproni në përputhje me të gjitha ligjet
- Të bashkëpunoni me autoritetet
- T’u përgjigjeni ftesave dhe të bashkëpunoni në çdo fazë të procedurave të azilit
- Të njoftoni DSHAM-in për çdo ndryshim të adresës brenda 3 ditëve
- Të respektoni udhëzimet e lëshuara nga autoriteti kompetent, përfshirë masat e lidhura me COVID-19
Përpunimi i azilit
Përpunimi i azilit fillon nga momenti kur e paraqisni kërkesën. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ju keni të drejtë për përfaqësim dhe këshillim juridik falas.
Ju do të intervistoheni nga autoritetet për azil (DSHAM).
Autoritetet mund të nxjerrin një vendim pozitiv, duke ju dhënë statusin e refugjatit, mbrojtje plotësuese ose mbrojtje të përkohshme.
Procedura e azilit mundet gjithashtu të pezullohet:
- Nëse e tërhiqni kërkesën tuaj për azil
- Nëse largoheni nga vendbanimi i fundit ose mungoni për më shumë se 3 ditë pa e informuar autoritetin kompetent, përveç rasteve kur mund ta vërtetoni, brenda një kohe të arsyeshme, se kjo ka ndodhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tuaj
- Nëse largoheni nga Kosova gjatë procedurës
Ju mund të aplikoni për rihapjen e procedurës brenda nëntë (9) muajve nga koha kur është marrë vendimi përfundimtar për pezullimin.
Në rast se kërkesa juaj refuzohet, ju keni të drejtë për ankesë. Ankesa juaj do të shqyrtohet nga Komiteti Kombëtar për Refugjatët (shkalla e dytë administrative).
Ju mund të ankoheni edhe në shkallët përkatëse të Gjykatës në rast mospajtimi me vendimin e Komitetit Kombëtar për Refugjatët.
Ju mund të qëndroni në Kosovë derisa të merret një vendim përfundimtar.
Ju lutemi shikoni seksionin e kontaktit për ndihmë juridike falas.
Mund të doni edhe të shkarkoni: