Masat për integrim pasi ju është dhënë statusi

  • Qasja në regjistrimin civil
    Ju keni të drejtë për qasje në regjistrin civil në komunën ku banoni.
  • Akomodimi bazë
    Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë akomodim deri në dy (2) vjet, bazuar në kriteret e pranueshmërisë.
  • Arsimi dhe shërbime të tjera
    Ju keni të drejtë të keni qasje në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, në të njëjtat kushte si të gjithë banorët e tjerë.
    Ju gjithashtu do të mësoni dhe do të njiheni me gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat.
  • Liria e mendimit dhe fesë
    Ju keni të drejtë të ushtroni lirisht dhe të shprehni mendimin dhe besimin tuaj fetar pa diskriminim.

Të drejtat tuaja

  • E drejta për qëndrim
    Ju keni të drejtë të qëndroni për sa kohë që ju është dhënë statusi i mbrojtjes ndërkombëtare.
  • E drejta për integrim
    Ju keni të drejtë për një skemë integrimi, siç është paraparë nga Rregullorja për Integrimin e të Huajve.
  • Informacion
    Ju keni të drejtë të informoheni, në gjuhën tuaj ose në një gjuhë që e kuptoni, për të drejtat dhe detyrimet tuaja dhe për procedurat.
  • Qasja në dokumente personale
    Ju do të pajiseni me një Letërnjoftim për refugjat, i cili gjithashtu ju jep të drejta të ligjshme qëndrimi në Kosovë, dokument udhëtimi, letër udhëtimi
  • E drejta për punësim
    Ju keni të drejtë të punoni pa leje pune për të huajt dhe gjithashtu keni të drejtë të praktikoni aftësim profesional për përvojën e punës.
  • Ndihma sociale
    Sipas Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, ju keni të drejtë për ndihmë sociale. Kërkesa për ndihmë sociale duhet të dorëzohet personalisht në Qendrën për Punë Sociale në komunën tuaj përkatëse.
  • Bashkimi familjar
    Ju keni të drejtën për bashkim familjar. Kërkesa për të filluar procedurat e bashkimit familjar duhet të paraqitet personalisht në Divizionin për të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • Qasja në drejtësi
    Ju keni të drejtën e qasjes në Gjykatat Themelore, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme të Kosovës.
  • E drejta për të pasur pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme
    Ju keni të drejtë të posedoni pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme
  • E drejta për natyralizimin
    Ju keni të drejtën e natyralizimit sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për Shtetësinë.

Detyrimet tuaja

  • Të respektoni Kushtetutën, ligjet dhe rregulloret, dhe
  • Të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo ndryshim të adresës brenda shtatë ditëve.

Mund të doni edhe të shkarkoni: